LDK në Vushtrri: U shtrua rruga, u harrua kanalizimi

Kosova

LDK në Vushtrri: U shtrua rruga, u harrua kanalizimi

Më: 20 prill 2025 Në ora: 18:48
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në Komunën e Vushtrrisë ku po udhëheq Ferit Idrizi i PDK’së.

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Vushtrri ka reaguar lidhur me një rrugë në fshatin Begaj të kësaj komune, ku në reagim thonë se rruga është asfaltuar pa shtrirjen e kanalizimit.

“Rruga për në fshatin Begaj: Fillimisht asfalt, më pas kanalizim!

Ky është realiteti absurd i menaxhimit pa vizion nga kryetari Ferit Idrizi, ku asfaltohet rruga, por harrohet kanalizimi!

Punimet që duhej të zgjasnin disa muaj, janë zvarritur për më shumë se 3 vjet, duke dëshmuar paaftësinë totale për të menaxhuar projektet e infrastrukturës bazike”, thuhet në reagim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat