Temperaturat sot deri në 23 gradë Celsius

Kosova

Temperaturat sot deri në 23 gradë Celsius

Më: 22 prill 2025 Në ora: 07:08
Foto ilustrim

Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se reshjet mund të shoqërohen edhe me shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 19-23 gradë Celsius.

Gjithashtu, bëhet e ditur se do të fryjë erë nga jugperëndimi me shpejtësi 1-11 metër për sekondë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat