Qytetari nga Shtimja dorëzon në polici një portofol të gjetur me para

Kosova

Qytetari nga Shtimja dorëzon në polici një portofol të gjetur me para

Më: 25 prill 2025 Në ora: 20:14
Portofoli i gjetur me para

Më 25 prill 2025, rreth orës 15:50, qytetari Xh. Rexhaj, 47 vjeç nga fshati Petrovë dorëzoi në stacionin policor në Shtime një portofol që e kishte gjetur pranë urës në rrugën “Përparim Boshnjaku” në Shtime.

“Në prezencën e tij dhe të zyrtarëve policorë, u konstatua se në portofol ndodheshin 142 euro e 33 cent, 10 franga zvicerane dhe dokumente personale”, njofton Policia e Kosoves.

Pas verifikimit, portofoli rezultoi të ishte i L.B nga Shtimja. Policia kontaktoi pronaren, e cila erdhi në stacion për ta marrë portofolin. Dokumentet dhe paratë iu kthyen asaj me procesverbal.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj shpreh mirënjohje për qytetarin Xh. Rexhaj, duke e vlerësuar këtë gjest si një akt human dhe shembullor, që pasqyron standarde të larta të integritetit dhe përgjegjësisë qytetare”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat