Pensionohet drejtoresha e Zyrës së Punësimit në Shtime Selvishahe Bajrami

Kosova

Pensionohet drejtoresha e Zyrës së Punësimit në Shtime Selvishahe Bajrami

Më: 13 maj 2025 Në ora: 19:54
Pamje nga ceremonia

Në një ceremoni të organizuar sot në ambientet e Zyrës së Punësimit në Shtime, u shënua pensionimi i drejtoreshës Selvishahe Bajrami, e cila për vite me radhë ka dhënë një kontribut të çmuar në shërbim të qytetarëve.

Në këtë rast, të pranishëm ishin kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, bashkë me bashkëpunëtorë dhe kolegë të Zyrës së Punësimit.

Kryetari Aliu e uroi znj. Bajrami për pensionimin dhe falënderoi përkushtimin e saj ndër vite, duke theksuar rëndësinë e rolit të saj në administratë.

“Zonja Bajrami ka qenë shembull i përkushtimit dhe profesionalizmit. Me punën e saj të palodhshme ka lënë gjurmë të pashlyeshme në institucionin që e ka udhëhequr. Pensionimi i saj është një humbje për institucionin, por një fitore për kujtimet dhe trashëgiminë që ajo lë pas", tha kryetari Aliu.

Nga ana tjetër, kolegët e saj e uruan me fjalë të ngrohta, duke vlerësuar veçanërisht këshillat, qasjen e kujdesshme dhe punën e saj të zellshme, të cilat, siç u tha në ceremoni, do të mungojnë shumë edhe në të ardhmen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat