Asfaltohen rrugët në disa lagje të fshatit Korroticë e Ulët në Drenas

Kosova

Asfaltohen rrugët në disa lagje të fshatit Korroticë e Ulët në Drenas

Më: 23 maj 2025 Në ora: 15:26
Foto nga vendi i ngjarjes

Në kuadër të investimeve infrastrukturore, ka nisur asfaltimi i rrugëve në disa lagje të fshatit Korroticë e Ulët në Komunën e Drenasit.

Ky projekt po realizohet me qëllim të përmirësimit të kushteve të jetesës dhe lëvizjes për banorët lokalë.

Në njofitmin e bërë nga komuna thuhet se me këtë investim, po jetësohen edhe më tej premtimet për të përmirësuar jetën e qytetarëve dhe për të zhvilluar më tej infrastrukturën rurale në komunë.

Komuna ka theksuar se do të vazhdojë me projekte të ngjashme në pjesë të tjera të territorit, duke synuar zhvillim të barabartë për të gjithë banorët”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat