Komuna e Deçanit mbulon taksën për ujitje për të gjithë fermerët

Kosova

Komuna e Deçanit mbulon taksën për ujitje për të gjithë fermerët

Më: 3 qershor 2025 Në ora: 11:25
Foto nga vendi i ngjarjes

Komuna e Deçanit ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me KRU “Drini i Bardhë”.

Përmes së cilës do të mbulohet plotësisht taksa për ujitje për të gjithë fermerët në territorin e saj.

Kryetari i Komunës, Bashkim Ramosaj, njoftoi se marrëveshja përfshin gjithashtu angazhimin për pastrimin dhe mirëmbajtjen e të gjitha kanaleve të ujitjes, në bashkëpunim me Drejtorinë e Bujqësisë.

Qëllimi i këtij bashkëpunimi është lehtësimi i punës për fermerët dhe përmirësimi i infrastrukturës ujitëse në komunë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat