​Ngjarjet e datës 18 korrik

Kosova

​Ngjarjet e datës 18 korrik

Më: 17 korrik 2025 Në ora: 22:23
Foto ilustrim

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) mban kongresin e radhës (online). (Ora 09:30)

Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, do t’i dorëzojë mirënjohje dhe “Hyjneshën në Fron” këngëtarit Armend Rexhepagiqit, për kontributin në muzikë dhe art. (Oda - Komuna e Vjetër, Prishtinë, ora 13:00)

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) mban konferencë për media. (Selia e SBASHK-ut Prishtinë, ora 14:00)

Organizata Voice of Roma, Ashkali and Egyptians organizon tryezën e diskutimit me rastin e prezantimit të Toolkit-it – Udhëzues praktik për punësimin gjithëpërfshirës të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 14:00)

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat