Meteorologu Aliu: Vapa e ditës së sotme, e fundit për këtë vit – gushti nuk do të jetë i nxehtë sa korriku

Kosova

Meteorologu Aliu: Vapa e ditës së sotme, e fundit për këtë vit – gushti nuk do të jetë i nxehtë sa korriku

Më: 26 korrik 2025 Në ora: 10:24
Foto ilustrim

Meteorologu Besim Aliu ka bërë të ditur se muaji gusht nuk do te jetë i nxehtë, aq sa korriku.

“Sot është dita e fundit e këtyre masave të nxehta të ajrit. Javën e ardhshme do të kemi ulje në fushat termike për 10 deri në 12 gradë Celsius.

Prandaj java e ardhshme parashihet me temperatura maksimale deri ne 30-31 gradë Celsius. Kjo vapë e ditës së sotme do te jetë vapa e fundit e këtij viti, për shkak se muaji gusht nuk do te këtë temperatura të larta siç pati muaji korrik”, tha Aliu.

Ndryshe, sot shënon e shtuna më e nxehtë e vitit, me temperaturat që pritet të arrijnë deri në 40 gradë Celsius, temperatura këto që në Kosovë nuk mbizotëruan që nga viti 1987. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat