Muharremaj i sigurt në fitore: “Hala pa hy në garë, kam me fitu garën”

Kosova

Muharremaj i sigurt në fitore: “Hala pa hy në garë, kam me fitu garën”

Më: 6 gusht 2025 Në ora: 19:28
Bali Muharremaj

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka zyrtarizuar Bali Muharremajn si kandidat për kryetar të Komunës së Suharekës për zgjedhjet lokale të ardhshme.

Muharremaj, i cili aktualisht mban postin e kryetarit, ka deklaruar me vetëbesim se është i bindur në fitoren e tij, pavarësisht se fushata ende nuk ka nisur zyrtarisht

“Hala pa hy në garë, kam me fitu garën”, tha i pari i Suharekës, duke shtuar se fitorja nuk varet nga kundërshtarët politikë, por nga vullneti i qytetarëve.

“Nuk është me mujt dikon, por me fitu, sepse nuk varet prej neve, por prej qytetarëve”,  tha ai.

Muharremaj gjithashtu u shpreh se gjatë qeverisjes së tij janë realizuar projekte të rëndësishme për komunën, të cilat, sipas tij, do të mbahen mend për një kohë të gjatë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat