Secila grua që është bërë nënë nga data 1 gusht, e ato që do të lindin ditëve e muajve të ardhshëm, në komunën e Istogut do të përfitoj 150 euro.
Këtë vendim e mori i pari i saj, Ilir Ferati.
Ai tha se ky shpërblim në të ardhmen do të ketë mundësi që të rritet.
Istogaset, këtë që po ndodhë për herë të parë për to, e kanë mirëpritur.
Por, opozita e këtushme thotë se gjithçka vendoset pak para zgjedhjeve është politike.
Sido që të jetë, kriteret për të qenë përfituese janë certifikata e lindjes, ajo familjare, e fëmijës dhe konfirmimi bankar.