Rugova: Dimër i butë me më pak reshje

Kosova

Rugova: Dimër i butë me më pak reshje

Më: 27 gusht 2025 Në ora: 09:12
Mendim Rugova

Meteorologu Mendim Rugova ka deklaruar se këtë dimër mund të ketë më pak reshje dëbore.

Ai tha se reshjet e shiut në vjeshtë do të jenë më të shpeshta gjatë muajit nëntor.

“Për dimër mund të them se parashihet të ketë më pak reshje dëbore, të paktën sipas modeleve të fundit që lidhen me reshjet e borës. Në përgjithësi, edhe vjeshta mund të jetë pak e thatë, së paku po flas për vjeshtën meteorologjike që fillon më 1 shtator.”

“Sa i përket muajit tetor, mund të ketë edhe më pak reshje, ndërsa prej nëntorit presim më shumë reshje,” tha Rugova.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat