Muharremaj prezanton kandidatët për asamble: Bashkë me qytetarët, për të ardhmen

Kosova

Muharremaj prezanton kandidatët për asamble: Bashkë me qytetarët, për të ardhmen

Më: 28 gusht 2025 Në ora: 00:51
Bali Muharremaj

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka prezantuar kandidatët për Asamblenë Komunale.

Ai ka theksuar se ky është një ekip, i cili do ta çojë Suharekën përpara.

“Ne dhe qytetarët, jemi bashkë për të ardhmen. Janë 30 kandidatë, ku secili prej tyre e ka dëshmuar dhe po e dëshmon profesionalizmin dhe angazhimin.

Janë me qindra që po punojnë çdo ditë për fitoren tonë të ardhshme. Janë me mijëra ata që e besojnë rrugëtimin tonë. Unë ju besoj”, ka thënë Muharremaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat