​Parashikimi i motit për fundjavë

Kosova

​Parashikimi i motit për fundjavë

Më: 29 gusht 2025 Në ora: 19:25
Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet mot i ndryshueshëm me intervale me diell, vranësira të dendura si dhe reshje shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh, sidomos ditën e shtunë.

Sipas institutit, në disa zona të kufizuara ekziston mundësia edhe për stuhi të shkurtra me breshër. Temperaturat do të shënojnë luhatje mes dy ditëve, ndërsa era pritet të jetë më e fuqishme në zona të caktuara.

E shtunë:

Të shtunën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale kohore me diell. Vranësirat, kryesisht në pjesën e dytë të ditës, pritet të dendësohen dhe si rezultat i ndryshimeve të fushave barike, parashihen reshje shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh. Në zona të kufizuaara parashihen stuhi me breshër. Kjo situatë meteorologjike bën që parametri i erës të jetë më i fuqishëm në disa zona.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-17°C, ndërsa ato maksimale pritet të jenë ndërmjet 27-30°C.

E diel:

Të dielën moti do të jetë me diell dhe pjesërisht i vranët. Ekzistojne mundesi te vogla qe ne disa zona te kufizuara te kete riga lokale shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14°C, ndërsa ato maksimale ndërmjet 22-26°C. Do të fryjë erë nga perëndimi, me shpejtësi prej 1 deri 4 m/s.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat