Dita e Dëshmorëve të Vushtrrisë – Tahiri: Sakrifica e tyre është themeli mbi të cilin qëndron e ardhmja jonë

Kosova

Dita e Dëshmorëve të Vushtrrisë – Tahiri: Sakrifica e tyre është themeli mbi të cilin qëndron e ardhmja jonë

Më: 1 shtator 2025 Në ora: 17:30
Homazhe

Në nderim të Ditës së Dëshmorëve të Vushtrrisë – 1 Shtatorit, ish kryetari i komunës dhe njëherësh kandidati i LDK-së për kryetar komune në zgjedhjet e tetorit, Xhafer Tahiri ka bërë nderime në varrezat e dëshmorëve.

Ai thotë se sakrifica e dëshmorëve është themeli mbi të cilin qëndron e ardhmja jonë.

Postimi i Xhafer Tahiri:

1 Shtatori – Dita e Dëshmorëve të Kombit

Vushtrria sot përkulet me nderim e mirënjohje për bijtë dhe bijat që dhanë jetën për lirinë e Kosovës.

Sakrifica e tyre është themeli mbi të cilin qëndron e ardhmja jonë.

 Kujtojmë me respekt e krenari çdo dëshmor, duke u zotuar se ideali i tyre për liri, drejtësi e demokraci do të mbetet i gjallë në punën tonë të përditshme.

Lavdi dëshmorëve të kombit!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat