Moti sot

Kosova

Moti sot

Më: 6 shtator 2025 Në ora: 07:14
Foto ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se këtë fundjave do të mbajë mot me diell dhe temperaturat do të arrijnë deri në 30 gradë Celsius.

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-10°C, ndërsa ato maksimale pritet të jenë ndërmjet 27-30°C.

Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-3m/s.

Ndërsa, nesër – moti do të jetë me diell dhe pjesërisht i vranët. Ekzistojnë mundësi të vogla që në disa zona të kufizuara të ketë riga lokale shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14°C, ndërsa ato maksimale ndërmjet 26-30°C. Do të fryjë erë nga Jugperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri 4 m/s.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat