Bëhen bashkë kandidatët për kryetar të Vushtrrisë

Kosova

Bëhen bashkë kandidatët për kryetar të Vushtrrisë

Më: 12 shtator 2025 Në ora: 11:17
Pamje nga takimi

Kandidatët për kryetar të Vushtrrisë janë bërë bashkë mëngjesin e së premtes.

Ata si duket janë duke i uruar fushatë të mbarë njëri- tjetrit për zgjedhjet e 12 tetorit.

Nga pamje të siguruara nga media Xhevahire Izmaku e Nismës, Xhafer Tahiri i LDK-së, Ferit Idrizi i PDK-së dhe Mensut Ademi i AAK-së u panë në humor të mirë e të buzëqeshur teksa shijonin kafen e mëngjesit.

Kjo tregon se mes këtyre kandidatëve ka një relacion mjaft të shëndetshëm, ani pse janë në garë për të zënë “karrigen” e të parit të Vushtrrisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat