Shehu e ka gati programin për Junikun bashkëkohor

Kosova

Shehu e ka gati programin për Junikun bashkëkohor

Më: 13 shtator 2025 Në ora: 21:47
Ruzhdi Shehu

Kryetari aktual i Junikut, që po synon edhe një mandat me këtë komunë, Ruzhdi Shehu, ka hapur sot zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 12 tetorit.

Ai ka bërë me dije se në ditët në vazhdim do të shpalosë programin qeverisës dhe vizionin e tij për Junikun e zhvilluar.

Postimi:

“Bashkëvendas të mi, po e hapim zyrtarisht fushatën. Në ditët në vijim do ta ndaj me secilin prej jush vizionin që e bën Junikun qytetin që të gjithë e duam!

Na priftë e mbara!” u shpreh Shehu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat