Temperaturat gjatë ditës së sotme në Kosovë do të arrijnë deri në 28 gradë Celzius.
Sipas të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, minimalet gjatë ditës së shtunë do të arrijnë në 7 gradë.
“Të shtunën parashihet të mbajë mot kryesisht me diell.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-11°C, ndërsa ato maksimale pritet të jenë ndërmjet 23-28°C.
Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-2m/s”.