Kryetari aktual i Komunës së Lipjanit dhe kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për mandatin e ardhshëm, Imri Ahmeti, ka mbajtur një tubim elektoral në Bregun e Zi.
Atje, Ahmeti mori mbështetje të fuqishme ku tha se kjo përkrahje është dëshmi e besimit të qytetarëve dhe përkushtimit të tyre të përbashkët.
Postimi i plotë:
Bregu i Zi dëshmoi se është gati të ecë përpara!
Mbështetja juaj e qartë për punën e bërë deri tani dhe vizionin për të ardhmen që po e ndërtojmë së bashku, me projekte të qëndrueshme, është dëshmi e besimit tuaj dhe e përkushtimit tonë të përbashkët.
Me këtë energji dhe përkrahje, ecim bashkë drejt fitores së madhe më 12 tetor.
Përtej fjalëve, me punë, për Lipjanin!
Faleminderit Bregu i Zi!