Parashikimi i motit për fundjavën

Kosova

Parashikimi i motit për fundjavën

Më: 3 tetor 2025 Në ora: 18:53
Foto ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të shtunën moti do të karakterizohet nga vranësira të shumta me intervale të shkurtra me diell.

Sipas njoftimit, vende-vende priten riga të dobëta shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1°C deri në 2°C, ndërsa maksimalet e ditës do të arrijnë nga 5°C deri në 10°C. Era do të fryjë nga verilindja, me intensitet të lehtë deri mesatar.

“E diel, moti do të mbetet kryesisht i vranët me periudha të herëpashershme me diell. Lokalisht parashikohen riga të lehta shiu. Temperaturat do të jenë në rritje, veçanërisht ato maksimale.

Vlerat minimale do të lëvizin ndërmjet -1°C dhe 1°C, ndërsa maksimalet e ditës pritet të regjistrohen nga 11°C deri në 16°C. Era do të fryjë kryesisht nga verilindja, e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat