Moti sot

Kosova

Moti sot

Më: 5 tetor 2025 Në ora: 07:24
Foto ilustrim

Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa gjatë orëve të pasditës pritet të ketë reshje lokale shiu.

Në mbrëmje vonë, pak para dhe pas mesnatës, pritet të ketë intensifikim të reshjeve në të gjithë vendin, lokalisht në formë rrebeshi, të shoqëruara me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë, sidomos në Rrafshin e Dukagjinit.

Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i jugut dhe jugperëndimit, ndërsa herë pas here lokalisht pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-50 km/h.

Temperaturat do të shënojnë ngritje të mëtejshme, me minimale që do të lëvizin prej 0 deri në 7°C, ndërsa ato maksimale prej 16 deri në 19°C. Gjatë kohës me reshje, ulje e ndjeshme e temperaturave.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat