​Përurohet parkingu nëntokësor në Vushtrri

Kosova

​Përurohet parkingu nëntokësor në Vushtrri

Më: 8 tetor 2025 Në ora: 20:27
Vushtrri

Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka përuruar sonte parkingun nëntokësor të qytetit, një projekt që ai e ka cilësuar një ndër më domethënësit për komunën dhe qytetarët e saj.

Ai me këtë rast theksoi se ky projekt është pjesë e një vizioni më të gjerë për zhvillimin urban dhe modernizimin e qytetit të Vushtrrisë raporton KosovaPress.

“Është një moment i veçantë për të gjithë qytetarët e Vushtrrisë. Është ndër projektet më domethënëse, prej fillimit e kam quajtur si kryevepra e qytetit dhe transformimi ku do të bashkohen modelja e klasikja. Sot, përuruam parkingut nëntokësor, një parking modern që i plotëson të gjitha standardet, bashkë me sheshin e qytetit dhe po ashtu sot ngritëm në këtë pjesë edhe flamurin e UÇK-së pranë shtatores së komandantit legjendar Adem Jashari”, tha Idrizi.

Ky investim i ka kushtuar komunës së Vushtrrisë dy milionë e 700 mijë euro, ndërsa pjesa e dytë e projektit do të vazhdojë deri në fund të sheshit “Adem Jashari”. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat