Aeroporti i Prishtinës sot zhvillon ushtrim emergjence në shkallë të plotë

Kosova

Aeroporti i Prishtinës sot zhvillon ushtrim emergjence në shkallë të plotë

Më: 21 tetor 2025 Në ora: 07:58
Foto ilustrim

Sot, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës do të organizojë një ushtrim emergjence në shkallë të plotë.

Si pjesë e këtij ushtrimi, do të jenë të përfshirë njësi zjarrfikëse, policore dhe autoambulanca.

Ato do simulojnë situata reale për të testuar gatishmërinë dhe koordinimin e institucioneve përgjegjëse në raste emergjence.

Ushtrimi ka për qëllim përmirësimin e përgjigjes ndaj situatave kritike dhe rritjen e sigurisë për pasagjerët dhe stafin e aeroportit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat