Vazhdojnë kërkimet për 26 vjeçarin Florian Tabaku, merr pjesë edhe FSK-ja

Kosova

Vazhdojnë kërkimet për 26 vjeçarin Florian Tabaku, merr pjesë edhe FSK-ja

Më: 22 tetor 2025 Në ora: 15:28
Florian Tabaku

Po vazhdojnë edhe sot kërkimet për 26 vjeçarin Florian Tabaku.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonn e Gjakovës Vlera Krasniqi.

Krasniqi tha se në operacionin e kërkimit po merr pjesë edhe FSK-ja.

“Më datë 21 tetor 2025, në Stacionin Policor në Gjakovë është raportuar nga familjarët për një person të zhdukur. Personi i zhdukur është parë për herë të fundit në afërsi të pikës kufitare “Qafë Morinë”. Menjëherë pas raportimit, të gjitha njësitë relevante policore janë angazhuar në operacionet e kërkimit në atë territor, duke përfshirë njësitë e specializuara të Policisë së Kosovës, në bashkëpunim me Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe shoqatën për kërkim-shpëtim. Kërkimet për gjetjen e personit të zhdukur janë duke vazhduar edhe sot”, tha Krasniqi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat