Parashikimi i motit për vikend

Kosova

Parashikimi i motit për vikend

Më: 14 nëntor 2025 Në ora: 18:59
Foto ilustrim

Të shtunën parashihet të mbajë mot kryesisht me diell, vranësira të shpërndara parashihen për gjatë relievit kodrino-malor.

Temperaura minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga veriperendimi e lehte deri mesatare.

Të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht i ngjajshëm.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-3m/s.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat