​Mjegulla, Policia apelon vozitësit për kujdes

Kosova

​Mjegulla, Policia apelon vozitësit për kujdes

Më: 9 dhjetor 2025 Në ora: 17:44
Foto ilustrim

Sot, në shumë zona ka filluar të shfaqet mjegull e dendur, sidomos në vende me lartësi më të ulët, gjë që ul dukshmërinë dhe e bën vozitjen më të rrezikshme.

Për këtë, policia ka apeluar vozitësit në trafik për kujës të shtuar, pasi që mjegulla mund të paraqet rrezik për ta.

Për të vozitur më sigurt, këshillohet mbajtja ndezur e dritave të shkurtra dhe dritat e mjegullës nëse i ka automjeti, shmangia e përdorimit të dritave të gjata, sepse ato reflektohen në mjegull dhe vështirësojnë shikimin, ulni shpejtësinë.

Po ashtu rekomandohet që vozitësit të mbajnë distancë të mjaftueshme nga automjetet përpara tyre, gjithashtu kërkohet vëmendje e shtuar në rrugë si dhe për orientim më të sigurt, vozitësit të mbajnë krahun e djathtë të rrugës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat