Kjo është gjendja e nivelit të ujit në Batllavë dhe Badoc

Kosova

Kjo është gjendja e nivelit të ujit në Batllavë dhe Badoc

Më: 9 dhjetor 2025 Në ora: 18:35
Foto ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar për situatën aktuale të nivelit të ujit në dy liqenet akumuluese, atë të Batllavës dhe Badocit.

KRU “Prishtina” përmes një reagimi njofton se Liqeni i Batllavës aktualisht ndodhet -4 metra nën nivelin maksimal të mbushjes, ndërsa ai i Badocit ndodhet në -6.45 metra.

“Ju informojmë për situatën aktuale të nivelit të ujit në dy liqenet kryesore akumuluese, të cilat furnizojnë me ujë të pijshëm zonën tonë të shërbimit:

Liqeni i Batllavës aktualisht ndodhet –4.00 metra nën nivelin e maksimal të mbushjes. Liqeni i Badocit  aktualisht ndodhet –6.45 metra nën nivelin maksimal të mbushjes”, njofton KRU “Prishtina”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat