MSH forcon shërbimet emergjente me 8 autoambulanca të reja për komunat

Kosova

MSH forcon shërbimet emergjente me 8 autoambulanca të reja për komunat

Më: 12 dhjetor 2025 Në ora: 14:20
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë ka nënshkruar sot marrëveshje me 8 komuna për furnizimin me 8 autoambulanca të reja. Me këtë shpërndarje, numri i autoambulancave të siguruara vetëm gjatë këtij viti arrin në 20, me vlerë rreth 600 mijë euro, të destinuara për komunat e vendit.

Sipas njoftimit nga MSH, gjatë ceremonisë së nënshkrimit, zëvendësministri në detyrë i Shëndetësisë, Arsim Berisha, dhe ushtruesi i detyrës së sekretarit të Përgjithshëm, Jahë Gecaj, theksuan se këto investime forcojnë kapacitetet emergjente në nivel lokal, rrisin sigurinë dhe shpejtësinë në qasje në shërbime shëndetësore .

“Në katër vitet e fundit, përmes investimeve të vazhdueshme, Ministria e Shëndetësisë ka siguruar mbi 40 autoambulanca dhe mbi 30 vetura për vizita në shtëpi, duke përmirësuar ndjeshëm shërbimet emergjente dhe duke garantuar ofrim të kujdesit shëndetësor sipas standardeve më të larta”, thuhet në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se në këtë ngjarje morën pjesë edhe përfaqësues të komunave përfituese.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat