Punëtori harroi t’i lëshojë nxemjet, ndërpritet mësimi në një shkollë të Obiliqit

Kosova

Punëtori harroi t’i lëshojë nxemjet, ndërpritet mësimi në një shkollë të Obiliqit

Më: 15 dhjetor 2025 Në ora: 16:33
Foto ilustrim

Një ngjarje jo e zakontë ka ndodhur sot në Obiliq.

Sipas njoftimit të Komunës, në shkollën “Pandeli Sotiri”, një punëtor përgjegjës ka harruar të lëshojë ngrohjen, me ç’rast ka qenë e detyrueshme të ndërpritet procesi mësimor për shkak të të ftohtit.

“Për këtë situatë Drejtoria e Arsimit në komunë është njoftuar me vonesë. Institucioni ka marrë masat e nevojshme për të parandaluar përsëritjen e rasteve të tilla dhe për të siguruar zhvillimin normal të procesit mësimor nē ditët nē vijim.

Kërkojmë ndjesë për shqetësimin e shkaktuar dhe ju falënderojmë për mirëkuptim!”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat