PDK dhe LDK drejt koalicionit në Kaçanik, zyrtarizimi pritet nesër

Kosova

PDK dhe LDK drejt koalicionit në Kaçanik, zyrtarizimi pritet nesër

Më: 17 dhjetor 2025 Në ora: 15:08
PDK dhe LDK

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) pritet të nënshkruajnë nesër marrëveshjen e bashkëpunimit në Komunën e Kaçanikut.

Me këtë marrëveshje, dy subjektet politike synojnë të udhëheqin qeverisjen lokale për katër vitet e ardhshme.

Faqja lokale “S’je kaçanikli, nëse” ka dhënë detaje lidhur me koalicionin e pritshëm.

Sipas këtij burimi, PDK dhe LDK do t’i bashkojnë forcat në Kaçanik, ndërsa Korab Krasniqi pritet të emërohet drejtor i Urbanizmit dhe Arlinda Rakoci-Raka drejtoreshë për Zhvillim Ekonomik.

Zyrtarizimi i marrëveshjes pritet të bëhet gjatë ditës së nesërme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat