Moti për vikend

Kosova

Moti për vikend

Më: 19 dhjetor 2025 Në ora: 21:16
Foto ilustrim

Gjatë fundjavës mbi vendin tonë do të mbretërojë mot me diell dhe vranësira.

Ditën e shtunë do të ketë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Në mëngjes do të ketë mjegull, e cila në disa zona do të mbetet e qëndrueshme gjatë gjithë ditës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale 3-9 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i juglindjes, raporton KosovaPress.

Të dielën parashihet mot i vranët dhe me intervale diellore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 3-7 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare, thuhet në raportin e parashikimit të motit nga Instituti hidrometeorologjik i Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat