Parashikimi i motit për sot

Kosova

Parashikimi i motit për sot

Më: 3 janar 2026 Në ora: 07:08
Foto ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se gjatë fundjavës në vend do të mbajë mot kryesisht i vranët, i shoqëruar me reshje shiu dhe borë të dobët në zonat malore.

Sipas IHMK-së, të shtunën parashihet mot i vranët, me riga shiu vende-vende. Në viset e larta malore, vranësirat pritet të sjellin edhe fjolla të dobëta bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 1 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës nga 4 deri në 6 gradë Celsius.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga veriperëndimi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat