Rritet turbullira në ujin e “Badocit”, IKShPK kërkon të mos përdoret për pije

Kosova

Rritet turbullira në ujin e “Badocit”, IKShPK kërkon të mos përdoret për pije

Më: 13 janar 2026 Në ora: 16:14
Foto ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar qytetarët se si pasojë e rritjes së vlerave të turbullirës në ujin e prodhuar nga fabrika për trajtimin e ujit “Badoc” nuk rekomandohet për pike.

IKShPK ka treguar se me KRU “Prishtina” po e përcjellin nga afër situatën me ujë të pijshëm.

“Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) njofton qytetarët se, si pasojë e rritjes së vlerave të turbullirës në ujin e prodhuar nga fabrika për trajtimin e ujit “Badoc”, nuk rekomandohet për pije, deri në njoftimin e radhës.

IKSHPK në bashkëpunim me KRU “Prishtina” po e përcjellin nga afër situatën me ujë të pijshëm”, ka njoftuar IKShPK-ja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat