Pas 12 orësh të bllokuar, dalin minatorët e Trepçës

Kosova

Pas 12 orësh të bllokuar, dalin minatorët e Trepçës

Më: 26 janar 2026 Në ora: 07:18 Përditësuar në ora: 08:13 më 26.01.2026
Trepçë

Pas 12 orëve “të ngujuar” në minierë, dalin shëndoshë e mirë minatorët e Trepçës

Minatorët e Trepçës të ndërrimit të dytë, kanë arritur të dalin shëndoshë e mirë nga miniera, pasi të njëjtit mbetën të “bllokuar” për shkak të një defekti në furnizimin me energji elektrike.

Media ka kontaktuar me Sabri Hetemin, një nga minatorët e Trepçës, i cili për redaksinë konfirmoi se pas 12 orëve kishin arritur të dilnin shëndoshë e mirë nga miniera.

“Problemet teknike ndodhin në çdo fabrikë apo ndërmarrje. Vonesa pati, por dolëm shëndosh e mirë, falë Zotit”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat