Parashikimi i motit për të premten

Kosova

Parashikimi i motit për të premten

Më: 29 janar 2026 Në ora: 23:16
Foto ilustrim

Të premten parashikohet mot kryesisht i vranët dhe herë pas here me reshje lokale shiu, ndërsa në zonat malore reshje bore.

Gjatë pasdites mund të ketë edhe intervale kthjellimesh, kryesisht në gjysmën jugore të Kosovës.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, me shpejtësi prej 10-25 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 3 deri në 5°C, ndërsa ato maksimale prej 6 deri në 10°C. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat