Parashikimi i motit për vikend

Kosova

Parashikimi i motit për vikend

Më: 13 shkurt 2026 Në ora: 19:41
Ilustrim

Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, fundjava 14-15 shkurt 2026 do të karakterizohet me mot kryesisht të vranët dhe me reshje të herëpashershme shiu.

E shtunë, 14 shkurt 2026

Moti do të jetë i vranët me intervale të shkurtra me diell. Vranësirat vende-vende pritet të sjellin riga shiu.

Temperaturat minimale: 0 deri në 3°C Temperaturat maksimale: 8 deri në 12°C Era: nga veriperëndimi, me shpejtësi 1-6 m/s

E diel, 15 shkurt 2026

Edhe dita e diel do të jetë kryesisht e vranët. Në disa zona parashihen reshje të dobëta shiu.

Temperaturat minimale: 1 deri në 4°C Temperaturat maksimale: 7 deri në 11°C Era: nga verilindja, me shpejtësi 1-5 m/s

Qytetarët këshillohen të kenë me vete ombrellë gjatë fundjavës dhe të kenë kujdes në komunikacion për shkak të mundësisë së rrugëve të lagështa.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat