Ngjarjet e datës 17 shkurt

Kosova

Ngjarjet e datës 17 shkurt

Më: 16 shkurt 2026 Në ora: 22:03
Foto ilustrim

Ngritja e Flamurit të Republikës së Kosovës. (Oborri i Qeverisë, ora 07:00)

Mbledhja solemne e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 07:20)

Nderime te Monumenti i të Pagjeturve. (Sheshi "Ibrahim Rugova", ora, 07:30)

Homazhe te Pllaka Përkujtimore e Fëmijëve të Vrarë. (Oborri i Presidencës, ora, 07:35)

Homazhe të varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova. (Varrezat në Velani, ora 08:00)

Homazhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi. (Varrezat e Dëshmorëve në Velani, ora 08:10)

Homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”. (Prekaz, ora 09:00)

Aktiviteti simbolik i platformës qytetare “Liria ka Emër”, mbahet para monumentit NEWBORN në Prishtinë. (Monumenti NEWBORN, Prishtinë, ora 09:00)

Kuvendi Komunal i Deçanit, mban mbledhje solemne, me rastin e 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës. (Salla e Kuvendit Komunal në Deçan, ora 10:00)

Seancë solemne e Kuvendit të Kosovës. (Salla e seancave, ora 10:30)

Seancë solemne e Kuvendit të Kryeqytetit. (Salla e Kuvendit, ora 10:30)

Nderime te Monumenti Heroinat. (Rr. Luan Haradinaj, ora, 11:25)

Parakalim i trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës. (Rr. Luan Haradinaj, ora, 11:30)

Marshi “Drejtësi, jo politikë” i organizuar nga “Liria ka Emër”. (Sheshi Skënderbeu, Prishtinë, ora 14:00)

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, takon nënkryetarin e Kuvendit të Malit të Zi, Nikollë Camaj. (Kuvendi i Kosovës, ora 14:00)

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu mban takim me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj. (Kabineti i kryetares, ora 15:35)

Instituti i Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë mban konferencën e dytë shkencore të organizuar me titull “From war to recovery: A multidisciplinary approach to Kosovo’s war trauma”. (Administrata Qendrore, Universiteti i Prishtinës, ora 16:00)

Pritje shtetërore nga presidentja e Kosovës, kryetari i Kuvendit, dhe kryeministri. (Ora, 17:30)

Koncert solemn i Filharmonisë së Kosovës. (Salla e Kuqe - Pallati i Rinisë, ora, 20:00)

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat