​Ngjarjet e datës 20 shkurt 2026

Kosova

​Ngjarjet e datës 20 shkurt 2026

Më: 19 shkurt 2026 Në ora: 22:08
Foto ilustrim

Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 09:00)

Vazhdon seanca gjyqësore për sulmin në Banjskë ndaj të akuzuarve Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq. (Gjykata Themelore në Prishtinë, ora 09:30)

Mbahet seanca plenare ku do të shqyrtohet në lexim të dytë projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

Shënohet 37-vjetori i Grevës së Minatorëve të Trepça të vitit 1989. (Menza e minatorëve, Stan Tërg, Mitrovicë, ora 11:00)

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Drejtësi Sociale, Interneës Kosova do të publikojë dokumentarin “Gjurmët e Diskriminimit”, një projekt i mbështetur nga Bashkimi Evropian. (Reporting House, Prishtinë, ora 14:00)

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat