​Ngjarjet e datës 27 shkurt

Kosova

​Ngjarjet e datës 27 shkurt

Më: 26 shkurt 2026 Në ora: 22:06
Foto ilustrim

Komisioni Women and Sport i Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave mesdhetare ndodhet në Kosovë. I pranishëm edhe Lakovos Filipoussis, sekretar i përgjithshëm i ICMG. (Takim në zyrat e KOK-ut, ora 9:00)

Mbledhje e Kuvendit të Komunës së Deçanit. Në rend dite: Lista e pronave të palujatshme të Komunës për dhënie në shfrytëzim,Draft-rregilllorjas për taksë komunale etj. (Salla e Kuvendit të Komunës në Deçan, ora 10:00)

Debat me temë: “Çfarë sjell 15 marsi për shoferët dhe të huajt në Kosovë?”( Qendrën Mediale në Çagllavicë, ora 11:00)

Rivarosen mbetjet mortore të tre të zhdukurve të luftës Bali Pajazit Gashi, Fadil Shaban Elezaj dhe Masar Ymer Dushi.

11:30 - 12:30 Homazhe në Shtëpinë e kulturës "Jehona e Dukagjinit" në Klinë

13:00 - Akademi përkujtimore në Shtëpinë e kulturës "Jehona e Dukagjinit"

14:00 - Rivarrimi në Varrezat e dëshmorëve, Kodra e Kuqe - Zajm, Klinë

Homazhe në 6-vjetorin e vrasjes të heroit Qerim Kelmendi (Memoriali i varrezave të dëshmorëve në Gllogjan të Deçanit, ora 12:00)

Ndeshje parakualifikuese për FIBA EuroBasket 2029: Kosova- Sllovakia (Palestra sportive “Sezai Surroi” në Prizren, ora 19:00

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat