E DINI SE, E DIJMË SE:
Muaji mars është:
MUAJ BOTËROR I TË DREJTAVE / I MBROJTJES SË QYTETARIT KONSUMATOR.
Ndërsa 15 marsi është:
DITA BOTËRORE E TË DREJTAVE / E MBROJTJES SË QYTETARIT KONSUMATOR.
Manifestimi qendror do të mbahet më 15 mars,
i bashkorganizuar nga KMK (Këshilli për Mbrojtjen e Konsumatorit) dhe DMK e ZMK, në kuadrin e MINT-it.
Ani pse manifestimi kurrë nuk i është lejuar qytetarit konsumator, familjes konsumatore, biznesit konsumator,
as organizatës “KONSUMATORI”, e cila i përfaqëson që 20 vite pro bono / gratis / pa pagesë;
Ani pse në organizimin e manifestimeve, vite me radhë dhe vazhdimisht, ndërhyhet duke rrezikuar konflikt interesi dhe duke krijuar imazh të keq si “grabitës të manifestimit të konsumatorit” – si të tijin / të tyre – MINT-i, DMK e ZMK dhe KMK...
Të gjithë ne, QYTETARË KONSUMATORË, FAMILJE KONSUMATORE dhe BIZNESE KONSUMATORE, mund dhe duhet të kontribuojmë për MUAJIN dhe DITËN e konsumatorit – për muajin dhe ditën tonë – me:
Sa më shumë bashkëpunim;
Sa më shumë informim, arsimim, edukim dhe kulturë konsumatore, si dhe vetëdijesim;
Vigjilencë / syçeltësi maksimale;
Të insistojmë / të këmbëngulim për të drejtat, obligimet dhe interesin e dinjitetin tonë;
Të insistojmë / të këmbëngulim për transparencë maksimale, llogaridhënie konform dispozitave ligjore dhe ndarje përgjegjësish në proporcion të drejtë me statusin tonë si komponentë kryesore socio-ekonomike-publike – pse jo, edhe politike;
Ta mbikëqyrim votën tonë dhe, nëse është nevoja, ta rishikojmë;
Partitë politike dhe politikanët duhet t’i përmbushin, të paktën, detyrat që ia kanë parashtruar vetes në këmbim të votës.
Kjo vlen në veçanti për ata / ato që i kemi fuqizuar / autorizuar në Parlament, Qeveri dhe Ministri.
Ata / ato duhet ta dinë se financohen nga buxheti, të cilin e gjeneron qytetari konsumator – taksapagues!
Të punojmë vazhdimisht në realizimin e të drejtës / kërkesës sonë legjitime për kënaqshmëri maksimale me cilësinë e prodhimeve / mallrave dhe me performancën e shërbimeve që na ofrohen, si qytetarë konsumatorë taksapagues, nga ekonomia, tregu, administrata dhe ndërmarrjet / shërbimet publike!
Urime dhe gëzuar Muajin dhe Ditën Botërore të të Drejtave / të Mbrojtjes së Konsumatorit!