​Ngjarjet e datës 3 mars

Kosova

​Ngjarjet e datës 3 mars

Më: 2 mars 2026 Në ora: 21:24
Foto ilustrim

Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike. Rendi i ditës: Miratimi i fushëveprimit të Komisionit; Inicimi i procedurave lidhur me auditimin e pasqyrave vjetore financiare të ZKA-së për vitet 2024, 2025 dhe 2026 etj. (N-302, ora 10:00)

Mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë dhe Teknologji. Rendi i ditës: Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-008 për Ratifikimin e Marrëveshjes për Qasje në Arsimin e Lartë dhe Pranim për Studime në Ballkanin Perëndimor etj. ( N-204, ora 10:00)

Mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë. Rendi i ditës: Shqyrtimi i draft-planit të punës së Komisionit për sesionin pranveror të vitit 2026 etj. (N-303, ora 11:00)

Mbledhja e Komisionit për Kulturë, Turizëm dhe Sport. Rendi i ditës: Miratimi i fushëveprimit të Komisionit etj. (N-204, ora 11:30)

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat