Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Në orët e mëngjesit nëpër ultësira parashihet të ketë mjegull.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), temperaturat minimale do të lëvizin nga -2 deri në 0°C, ndërsa maksimalet gjatë ditës pritet të arrijnë ndërmjet 14 dhe 17°C.
Era do të fryjë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi prej 1 deri në 4 metra për sekondë.