Mot kryesisht me diell parashihet për sot (e mërkurë).
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri 2°C. Ndërsa, temperaturat maksimale do të jenë prej 15-18°C, raporton KosovaPress.
Ndërkohë të enjten është paraparë mot i vranët dhe me interval me diell. Temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri 3°C, kurse, ato maksimale prej 15 deri 17°C.
Mot i vranët dhe me intervale me diell pritet të jetë të premten. Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale pritet të jenë nga 0 deri 2°C, kurse ato maksimale prej 13 deri 15°C.