Haradinaj: Mbështetje dhe barazi për personat me Sindromën Down

Kosova

Haradinaj: Mbështetje dhe barazi për personat me Sindromën Down

Më: 21 mars 2026 Në ora: 14:08
Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka theksuar se kjo është një ditë e veçantë për personat me Sindromën Down, duke i vlerësuar ata për dashurinë dhe optimizmin që reflektojnë.

Ai ka bërë thirrje për trajtim të barabartë dhe mbështetje të vazhdueshme, në mënyrë që këta persona të mund të zhvillojnë plotësisht potencialin e tyre.

“Të kujdesemi dhe t'i përqafojmë me dashuri.

Çdo ditë, jo vetëm sot, kur po shënojmë Ditën e personave me Sindrom Down”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat