Dy fëmijë u braktisën brenda një muaji në Kosovë

Kosova

Dy fëmijë u braktisën brenda një muaji në Kosovë

Më: 24 mars 2026 Në ora: 13:29
Foto ilustrim

Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave e Kosovës, gjatë muajit shkurt 2026 janë regjistruar gjithsej 2 raste të braktisjes së fëmijëve në nivel vendi.

Krahasuar me muajin janar, ku nuk është raportuar asnjë rast, ky numër shënon një rritje të lehtë.

Sipas statistikave, rastet e vetme të evidentuara për muajin shkurt janë raportuar në komunat e Gjilanit dhe Klinës, me nga një rast secila, ndërsa komunat e tjera nuk kanë raportuar raste të tilla.

Këto të dhëna janë pjesë e raportit mujor për mirëqenien sociale, i cili synon të pasqyrojë gjendjen dhe sfidat sociale në Kosovë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat