E martë e vranët, temperatura maksimale 9°C

Kosova

E martë e vranët, temperatura maksimale 9°C

Më: 31 mars 2026 Në ora: 07:06
Foto ilustrim

Gjatë ditës së martë parashihet të mbajë mot i vranët, ndërsa vende-vende priten reshje shiu.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga 1 deri në 3 gradë Celsius.

Kurse,  ato maksimalet nga 6 në 9 gradë.

Në njoftim po ashtu bëhet e ditur se era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-7m/s.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat