Demiri vizitoi Komunën e Shtimes

Kosova

Demiri vizitoi Komunën e Shtimes

Më: 31 mars 2026 Në ora: 20:07
Rasim Demiri

Ministri i Zhvillimit Rajonal, Rasim Demiri, realizoi një vizitë zyrtare në Komunën e Shtimes, ku u prit nga Kryetari i Komunës, Qemajl Aliu.

Gjatë këtij takimi, palët zhvilluan diskutime lidhur me projektet e përbashkëta ndërmjet Ministrisë së Zhvillimit Rajonal dhe Komunës së Shtimes. Po ashtu, u diskutua edhe për mundësitë e financimit të projektit të ri – ndërtimin e Stacionit të Autobusëve.

Njoftimi:

Pas takimit, Ministri Demiri dhe Kryetari Aliu vazhduan vizitën në terren, ku panë nga afër punimet në Tregun e Gjelbër, i cili ndodhet në fazën përfundimtare të realizimit dhe pritet së shpejti të vihet në shërbim të qytetarëve. Ky projekt është financuar nga Ministria e Zhvillimit Rajonal dhe bashkëfinancuar nga Komuna e Shtimes.

Në kuadër të kësaj vizite, Ministri z.Demiri, së bashku me Kryetarin z. Qemajl Aliu, Drejtorin e DPKZH-së z. Ylber Çitaku si dhe bashkëpunëtorë të tjerë, realizuan homazhe në Kompleksin Memorial në Reçak dhe pranë lapidarit të tre dëshmorëve në Petrovë, në nderim të sakrificës së tyre për liri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat