Nënshkruhet kontrata, nis më në fund sanimi i rrugës së Caralevës

Kosova

Nënshkruhet kontrata, nis më në fund sanimi i rrugës së Caralevës

Më: 7 prill 2026 Në ora: 13:16
Foto ilustrim

Ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha ka njoftuar se kanë nisur punimet për sanimit e rrugës në Carralevë.

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se është lidhur kontrata dhe sot ka filluar realizimi i punimeve për sanimin e rrëshqitjes së trupit të rrugës në fshatin Carralevë, në Komunën e Shtimes.

Njoftimi:

Sot kanë nisur punimet për sanimin e trupit të dëmtuar të rrugës në Carralevë.

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se është lidhur kontrata dhe sot ka filluar realizimi i punimeve për sanimin e rrëshqitjes së trupit të rrugës në fshatin Carralevë, në Komunën e Shtimes.

Ky intervenim do ta rikthejë sigurinë dhe stabilitetin e plotë në këtë pjesë të rrugës.

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit mbetet e përkushtuar për reagim të shpejtë dhe për përmirësimin e vazhdueshëm të infrastrukturës rrugore në vend.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat