Parashikimi i motit për të premten

Kosova

Parashikimi i motit për të premten

Më: 9 prill 2026 Në ora: 23:07
Foto ilustrim

Të premten parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell në orët e mëngjesit, më pas gjatë ditës pritet gradualisht shtim i vranësirave, të cilat vonë në mbrëmje pritet të gjenerojnë reshje të pakta lokale shiu.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila herë pas here pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-49 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -2 deri në 2°C.

Ndërsa, ato maksimale prej 12 deri në 17°C. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat