Moti sot kryesisht me diell, temperaturat deri në 11 gradë Celsius

Kosova

Moti sot kryesisht me diell, temperaturat deri në 11 gradë Celsius

Më: 10 prill 2026 Në ora: 07:54
Foto ilustrim

Mbi vendin tonë të premten do të mbajë mot kryesisht me diell. Vranësira parashihen në relievin malor.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri në 1 gradë Celsius.

Ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8 deri në 11 gradë Celsius, raporton RTKlive.

Gjatë ditës do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5m/s.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat